Kjo është 24-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Polluzhë të Drenasit

DrenicaOnline raportoi sot për një vetaksident trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Viktima është Blerta Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.
I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është Leutrim Azemi nga fshati Lubavec i Skenderajt. Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK
Të lënduarit fillimisht janë dërguar me urgjencë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas drejt QKUK-së, ku, sipas burimeve mjekësore, mjeku kujdestar në emergjencë rreth orës 17:00 ka konfirmuar vdekjen e vajzës së re./DrenicaOnline/