Aksidentohet çifti nga Drenica, humb jetën e reja – i fejuari i saj dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit ka përfunduar me fatalitet, shkruan portali DrenicaOnline.
Burimet e DrenicaOnline konfirmojnë se viktima është një e re me mbiemrin Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.
I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është nga fshati Lubavec i Skenderajt. Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK.
Të lënduarit fillimisht janë dërguar me urgjencë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas drejt QKUK-së, ku, sipas burimeve mjekësore, mjeku kujdestar në emergjencë rreth orës 17:0p ka konfirmuar vdekjen e vajzës së re.
Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi shkaqet e aksidentit./DrenicaOnline/