Aksident i rëndë trafiku në Polluzhë të Drenasit – intervenojnë zjarrfikësit

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Polluzhë të Drenasit, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur me katër rrotat përpjetë, shkruan portali DrenicaOnline.

Si pasojë e aksidentit, ka qenë i domosdoshëm intervenimi i njësisë së zjarrfikësve të Drenasit për të nxjerrë të lënduarit nga vetura. Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ka kryer procedurat e nevojshme hetimore.

DrenicaOnline ju sjellë pamje ekskluzive nga vendi i aksidentit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë