Njoftim i KQZ-së: Drenasi do të ketë më pak asamblistë në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar numrin e ri të anëtarëve të Kuvendeve Komunale për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas këtyre të dhënave, komuna e Drenasit, e cila aktualisht ka 31 asamblistë, do të ketë 27 anëtarë në përbërjen e re të Kuvendit Komunal.

Ky ndryshim vjen si rezultat i reflektimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, ku numri i banorëve të kësaj komune llogaritet të jetë mbi 48 mijë.

Zgjedhjet e ardhshme lokale pritet të mbahen në tetor të këtij viti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë