Tërstenik: Nipi e nxjerr dajën nga shtëpia, me polici (VIDEO)

Pronën pretendon se e bleu por nuk mundi ta shfrytëzojë.

Andaj, Ilaz Shehu bashkë me njësinë speciale policore të enjten ia zuri derën Lan Dvoranit në Terstenik të Drenasit për ta liruar shtëpinë e blerë qysh në vitin 2007.

Por, ky veprim e nervozoi familjen të cilës i shkuan në konak.

Derisa vet Lani ka telashe shëndetësore, është nipi i tij Hajrullahu, që thotë se krejt kjo ka ndodhur për shkak të një nënshkrimi siç e quan ai mashtrim, ku sipas pajtushërisë Shehut ju kanë ndarë vetëm 5 ari këtu, për ndërtimin e dy objekteve ku njëri do ti takonte blerësit e njëri shitësit.

Ky për shkak të palës blerëse të asaj kohe, kishte ndalur edhe shkollimin nga kërcënimet e vazhdueshme me vrasje.

Hajrullahu shpresën e vetme e ka tek organet juridike.

As gjendja e Sherife Dvoranit, që u largua me forcë nuk është e mire. Kjo edhe për shkak të lidhjeve midis dy familjeve.

E vet, Shehu që erdhi këtu me polici, edhe u largua me këtë përcjellje pa pranuar te flas për Klanin lidhur me kontestin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë