Të shtëna armësh në Drenas, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 13:00 në Drenas ka ndodhur një incident me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit policor, një mashkull kosovar është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë intervenimit, nga ana e policisë është sekuestruar një pistoletë dhe 45 fishekë.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin e rastit, i dyshuari është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale në gjendje të lirë.
Policia ka apeluar për shmangien e përdorimit të armëve në ahengje, duke theksuar rrezikun që paraqet një veprim i tillë për jetën dhe sigurinë publike./DrenicaOnline/