Zjarr i madh në Abri të Poshtme: Dëme të mëdha materiale, rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

Një zjarr i madh ka përfshirë orët e para të mëngjesit të djeshëm një pronë private në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 04:25 të mëngjesit, kur ankuesi – një mashkull kosovar – ka raportuar se në rrethana ende të panjohura janë përfshirë nga flakët stalla, shtëpia, një garazhë, vetura, lopë, traktor dhe disa pajisje pune.
Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./DrenicaOnline/