Aksident i rëndë trafiku te “Kroni i Mbretit”, 6 persona përfundojnë në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të vendit të quajtur “Kroni i Mbretit”, përballë pompës së derivateve “Benita”, shkruan portali DrenicaOnline.

Si pasojë e këtij aksidenti, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, e më pas janë transferuar për trajtim të mëtejmë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.

Pamjet nga vendi i aksidentit ua sjell ekskluzivisht portali DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë