Aksident i rëndë mes tri automjeteve në tek “Kroi i Mbretit”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e pasdites në magjistralen Prishtinë–Pejë, saktësisht në afërsi të vendit të njohur si “Kroi i Mbretit”, transmeton portali DrrnicaOnline.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Përkohësisht, qarkullimi në këtë segment është zhvilluar me vështirësi.

Policia u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet me frekuencë të lartë aksidentesh si ky.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë