Isa Xhemajlaj përfundon me sukses kursim “Lidershipi Strategjik”, ku pjesëmarrësit ishin nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Isa Xhemajlaj ka njoftuar për përfundimin me sukses të kursit të avancuar “Lidershipi Strategjik”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ky kurs u mbajt nën drejtimin e ligjëruesve nga Akademia e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, ndërsa një nga ligjëratat kryesore u mbajt nga Komandanti i KFOR-it, duke i dhënë kursit një vlerë të veçantë ndërkombëtare dhe praktike.
Gjatë programit, pjesëmarrësit zhvilluan punë intensive në grupe dhe individualisht, duke adresuar tema të ndërlidhura me menaxhimin strategjik, sigurinë rajonale dhe udhëheqjen në kontekste të ndërlikuara.
Në përmbyllje të kursit, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ndau çertifikata për pjesëmarrësit, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë tërë trajnimit.
Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë në rajon.