“S’patët marrëveshje se kërkuat postin e kryekuvendarit”, Limaj s’përgjigjet direkt

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në konferencën e sotme për media është pyetur nëse në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’kanë pasë marrëveshje për shkak se Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.

Duke iu shmangur përgjigjes direkte, Limaj përsëriti se Kosovës i duhet një shumicë parlamentare edhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit edhe për formimin e qeverisë.

“Këto tema janë shumë serioze dhe në dy minuta s’mund të sqarohen. Në ditët në vijim do të dal në publik për më gjerësisht.  Ne besojmë dhe jemi të bindur që Kosova ka nevojë urgjente për themelimin e institucioneve dhe kjo mund të bëhet përmes bashkëbisedimeve, përmes krijimit të shumicave. Nuk ka rrugë tjetër. Edhe nëse shkojmë në zgjedhje duhet të ulen për marrëveshje”, tha Limaj.

Ai tha se Nisma ka dhënë dhe do të japë kontributin për të kaluar krizën.

“Derisa nuk ka ndryshime, s’ka ndryshime fatkeqësisht. E vetmja rrugë është shumicë parlamentare siç ka ndodhur gjithmonë në Kosovë. Shumica parlamentare nënkupton që edhe përmes Kuvendit pasqyrohet në qeveri. Esenca është partia e parë duhet ta ketë shumicën parlamentare në Parlament për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë dhe besoj që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”./Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë