Ramiz Lladrovci, pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në vizitën shtetërore në Zvicër – përfaqësim i denjë i Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është bërë pjesë e delegacionit zyrtar që po shoqëron Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në vizitën e saj të parë shtetërore në Konfederatën Zvicerane, transmeton portali DrenicaOnline.

Lladrovci, si përfaqësues i nivelit lokal, ka qenë prezent në takimet zyrtare që Presidentja ka zhvilluar me krerët e shtetit mik, ndërsa prania e tij konsiderohet si një përfaqësim i denjë i komunës së Drenasit në skenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në rrjete sociale, ka shpërndarë fotografi nga vizita, ku shfaqet edhe kryetari Lladrovci. Ajo ka shkruar:

Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter! 🇽🇰🇨🇭
Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë