Digjet një kamion në Fushë-Kosovë, policia evakuon zonën përreth

Një kamion është përfshirë nga zjarri, në dalje ta autostradës “Ibrahim Rugova”, në Fushë-Kosovë.
Incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 00:40, teksa intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm, raporton IndeksOnline.
Teksa zjarri është shpërndarë me të madhe nga rrethana të panjohura, policia ka bërë evakuimin e veturave përreth, si masë mbrojtëse për ndonjë shpërthim.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet e nevojshme.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes të siguruara nga DrenicaOnline: