“Vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë”/ Drejtoria Komunale e Arsimit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anita Vrellakut

Drejtoria Komunale e Arsimit në Fushë Kosovë, në emër të drejtorit Fatlum Berisha, ka shprehur ngushëllime të thella për ndarjen tragjike nga jeta të Anita Fehmi Vrellakut, ish-nxënëse e shkollës fillore “Minatori”.

“Me dhembje të madhe morëm lajmin për vdekjen e hershme dhe të dhimbshme të Anitës. Në këto çaste të vështira, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Vrellaku, miqtë dhe gjithë komunitetin shkollor që patën fatin ta njohin. Anita ishte një vajzë e sjellshme, e talentuar dhe e dashur për të gjithë,” thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënshkruar nga drejtori Berisha.

Sipas tij, kjo humbje ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithëve që janë pjesë e arsimit në këtë komunë.

“U prehtë në paqe,” përfundon mesazhi i ngushëllimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë