Drenicasi dorëzon para të gjetura në rrugë – Policia kërkon identifikimin e pronarit

Në orët e pasdites të së hënës, një qytetar ka dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi” në këtë komunë.

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura. Personi të cilit i kanë humbur paratë ftohet të paraqitet në Stacionin Policor në Skenderaj ose të kontaktojë përmes numrit emergjent 192.

Policia falënderon qytetarin për ndershmërinë dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në raste të ngjashme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë