Dhunë në familje në Drenas, arrestohet një person- policia i gjeti edhe armë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në komunën e Drenasit, ku një mashkull dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, transmeton DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 maj, rreth orës 17:00. Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është intervistuar, ndërsa gjatë kontrollit në pronën e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pushkë gjuetie, si dhe nëntë copë fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia ka theksuar se dhuna në familje është vepër e patolerueshme dhe mbetet e përkushtuar për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar çdo formë të dhunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë