Treni godet një veturë në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mengjesit në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, ku treni ka goditur një veturë në kalim hekurudhor në këtë fshat, raporton Drenicasot.
Përveç dëmeve materiale të konsiderueshme, si pasojë e përplasjes është lënduar edhe ngasësi i veturës.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po kryhen hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Policia iu bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit në vendkalimet hekurudhore, për të shmangur incidente të tilla.