Presidentja Osmani: Shkuarja në zgjedhje në asnjë formë pa u konstituar Kuvendi një herë

Presidentja Vjosa Osmani, tha se shkuarja në zgjedhje nuk mund të bëhet në asnjë formë pa u konstituar Kuvendi një herë.
“Diskutimi ka qenë konstruktiv. Tymi i bardhë do të dalë vetëm atëherë kur të kemi të konstituar Kuvendin. Vullnet ka tek të gjithë liderët që të shkohet përpara. Çështjen e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese sot e kemi disktuar për herë të parë. Për momentin pa konstituim të Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje. U fol se nëse shkohet shumë gjatë mund të vijmë në një pikë që liderët të ulen të diskutojnë që të shkojnë në zgjedhje, por edhe atëherë nuk mund të ketë zgjedhje pa konstituim të Kuvendit, është edhe kriter kushtetues.
Nuk e shoh të pamundur konstituimin e Kuvendit, por kjo nuk do të thotë se jemi afër. Janë sfida të mëdha. Afate nuk mund të japim për momentin”, tha presidentja Osmani.