Nderohen dëshmorët Shefqet Bazaj dhe Adem Mulaj në 26-vjetorin e rënies heroike

Në përkujtim të 26-vjetorit të rënies së dëshmorëve Shefqet Bazaj dhe Adem Mulaj, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë, përfaqësues të FSK-së dhe familjarë, bëri homazhe në varrezat e tyre në Tërstenik dhe Polac.
Në të dy vendet u vendosën kurora me lule në shenjë nderimi për sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Kryetari Lladrovci tha se emrat e tyre janë të gdhendur në historinë e qëndresës dhe lirisë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!