Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Drenas ndihmon një familje në nevojë në fshatin Tërstenik

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Drenas, ka ofruar ndihmë për një familje në nevojë në fshatin Tërstenik. Ndihma e ofruar përfshinte pako ushqimore, higjienike, veshmbathje dhe lodra për fëmijë.
Këto ndihma janë mundësuar përmes donatorëve tonë të rregullt, Karabinierët italianë të KFOR-it, të cilët vazhdojnë të mbështesin komunitetin lokal përmes bashkëpunimit me Kryqin e Kuq të Kosovës .
Dega e Kryqit të Kuq në Drenas falënderon KFOR-in Italian për ndihmën e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar ndaj familjeve në nevojë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit.