Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërron jetë një grua

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e shtatë.

Në aksident janë përfshirë një automjet transportues (kamion) dhe një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shtetas të Shqipërisë.

Për fat të keq, si pasojë e lëndimeve të rënda të pësuara në këtë aksident, ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë, e cila ndodhej në veturën e udhëtarëve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, ndërsa hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shpejtësinë e lejuar, për të parandaluar raste të tilla tragjike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë