Selim Pacolli ironizon me Përparim Ramën për gjendjen me mbeturina në Prishtinë: “Nuk ‘Përjetohet’ pa i marrë erë mirë njëherë!”

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar me ironi ndaj situatës alarmante të krijuar në kryeqytet për shkak të grumbullimit të mbeturinave, duke e drejtuar kritiken ndaj kryetarit aktual, Përparim Rama, transmeton portali DrenicaOnline.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli ka thumbuar Ramën duke aluduar në moton e famshme të këtij të fundit, “Përjeto Prishtinën”:

“Prishtinë heroike…
Nuk ‘Përjetohet’ pa i marrë erë miiiirë njëherë!
Vet e kemi zgjedhë ‘londinezin’. A ka naj libër me lexu?!”

Reagimi i tij vjen në një kohë kur qytetarët e Prishtinës po përballen me mbeturina të shpërndara gjithandej, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe dhe ka ndezur debat publik për menaxhimin komunal të mbetjeve.

Selim Pacolli, i njohur për qasjen e tij kritike dhe ironike, nuk është hera e parë që e sfidon kryetarin Rama, por kësaj radhe komenti i tij ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të gjendjes serioze në terren./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë