PDK kujton komandantin Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtarët e tij

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot nderon në 26 vjetorin e rënies së komandantin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi dhe bashkëluftëtarët e tij, Selim Shehu, Rizvan e Xhezair Bela, Sakip Mulaku, Ejup Dushkaja, Burhan Zeneli e Hesat Axhami.
Në një postim në Facebook, PDK shton se sot përkujton edhe martirët e Kaçanikut që u vranë po atë ditë nga Serbia.
“Komandant Bardhi ishte një ndër strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me angazhimin e tij në luftë e bëri Kaçanikun bastion të pakalueshëm për ushtrinë serbe”.
“Po ashtu, sot përkujtojmë edhe martirët e Kaçanikut që u vranë po atë ditë nga dora e armikut. Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe martirët e Kaçanikut!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.