Zyrtare: Naim Bazaj do të garojë si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit

Naim Bazaj ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit, duke hyrë në garë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti, transmeton portali DrenicaOnline.
Lajmin e ka bërë publik vetë Bazaj, përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në Facebook, e shoqëruar me mbishkrimin “Iniciativë për Drenasin 2025”, duke sinjalizuar një vizion të ri për qeverisjen lokale.
Naim Bazaj është një emër i njohur për opinionin drenicas, pasi në të kaluarën ka shërbyer si kryesues i Kuvendit Komunal, duke pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimet institucionale të komunës.
Kandidatura e tij pritet të sjellë dinamizëm dhe garë të fortë në skenën politike të Drenasit, ndërsa vetë Bazaj ka lënë të kuptohet se do të udhëheq një platformë të pavarur dhe përfshirëse, larg strukturave tradicionale partiake.
DrenicaOnline do të përcjellë nga afër zhvillimet rreth kësaj kandidature dhe platformës së tij për qeverisjen lokale./DrenicaOnline/