Humbi jetën pas një sulmi në zemër, Drilon Muleta varroset sot në Korroticë të Epërme

Me dhimbje të madhe është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Drilon Petrit Muletës, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sulmi në zemër.
Familja Muleta ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 12 maj 2025, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, duke filluar nga ora 17:00.
“Miq, shokë e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot humba më të dashurin tim, djalin tim të madh, Drilon Petrit Muleta”, thuhet në njoftimin mortor nga familja e pikëlluar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Muleta në këto momente të vështira. I ndjeri qoftë i parajsës!