Gjoshi: PDK i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë sot se PDK po i prin zgjidhjes së bllokadës institucionale.

“Përveç takimeve me të gjitha partitë politike, në funksion të tejkalimit të krizës, tashmë edhe propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës po merr formë, me ftesën e Presidentes. Kjo është logjika shtetformuese e PDK-së dhe veprimi ynë i përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve. Urojmë që partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje, e jo të ngulmojnë në pozicione të ngurta që u shërbejnë vetëm kalkulimeve elektorale. Sido që të jetë përfundimi – ne jemi këtu!”, tha ai.

https://www.facebook.com/share/p/1FSmPK9mZi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë