Vjedhje e rëndë në shtëpinë e një mërgimtari në Sllatinë

Persona të panjohur kanë vjedhur një pistoletë me leje dhe një sasi të arit në një shtëpi në Sllatinë.
Shtëpia në fjalë është e një personi që jeton jashtë vendit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
”Sllatinë, Fushë Kosovë / 10.05.2025 – 08:05. Është raportuar se shtëpia e viktimës/m, që jeton jashtë vendit është thyer nga persona të panjohur dhe prej aty është vjedhur një pistoletë me leje dhe një sasi e arit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.” thuhet në raportin e policisë.