Operacion me sukses/ U gjeten motoristët e humbur dje në Shtërpcë

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se motoristët që kishin humbur rrugën në afërsi të qytetit të Shtërpcës janë gjetur dhe janë kthyer të shëndoshë e mirë.

Pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ekipet tona u aktivizuan menjëherë dhe nisën kërkimin në zonën malore ku ishin raportuar për herë të fundit. Pavarësisht terrenit dhe kushteve, motoristët u lokalizuan dhe u asistuan deri në kthimin e tyre të sigurt.

Shoqata falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë operacion.

Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në raste emergjente.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë