Ironizon Behrami: Kosova ia ka borxh VV-së me organizu referendum mbarëkombëtar për Albulenën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas dështimit të seancës së radhës, duke propozuar dy variante për dalje nga kriza.

Behrami duke ironizuar tha se “VV-ja është mirë me organizu një proces të votimit nëpër Misione Diplomatike për shoqen Albulenë”.
“Nëse edhe kjo dështon, Kosova ia ka borxh me organizu referendum mbarëkombëtar për Albulenën!”, shkroi mes tjerash Behrami.

Postimi i plotë:

Meqë kemi hyrë në letargji të talljes, ja disa propozime për të dalë nga kriza:
1. VV-ja është mirë me organizu një proces të votimit nëpër Misione Diplomatike për shoqen Albulenë. VV-ja ia ka marrë dorën me manipulu rezultatet.
2. ⁠Nëse edhe kjo dështon, Kosova ia ka borxh me organizu referendum mbarëkombëtar për Albulenën!
Çfarë cirku!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë