Aksident trafiku në mëngjes te “Kroni i Mbretit” në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokacionin e njohur si “Kroni i Mbretit” në Drenas.
Pamje të dërguara nga lexuesit e DrenicaOnline tregojnë një veturë të shkatërruar që ndodhet në mes të rrugës, duke lënë të kuptohet se goditja ka qenë e fuqishme.
Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.
DrenicaOnline do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.