Aksident mes një cisterne dhe kamioni në rrugën Prishtinë–Pejë

Një aksident trafiku është raportuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, në fshatin Dollc, ku janë përfshirë dy automjete të mëdha transportuese – një cisternë dhe një kamioni, shkruan DrenicaOnline.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, njëra nga automjetet ka dalë jashtë rruge, ndërsa tjetra ndodhet në anë të rrugës, me dëmtime të dukshme, veçanërisht në pjesën e përparme.

Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta dhe pritet që autoritetet të dalin me një raport zyrtar pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe hetuar rrethanat e aksidentit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë