Zyrtari policor kapet duke vozitur veturë të paregjistruar që nga viti 2019, supsepndohet nga IPK

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim.

“Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IndeksOnline raporton se bëhet fjalë për zyrtarin policor M.Gashi.

Inspektorati bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit, që ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

Ndërkaq, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.

“IPK falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim duke mbetur e përkushtuar drejt ndërmarrjes së veprimeve që synojnë fuqizimin e integritetit policor”, deklaron IPK-ja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë