Sami Lushtaku: Albin Kurti refuzoi të bëhej pjesë e UÇK-së

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka ndarë disa kujtime nga periudha e luftës, duke përmendur edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Lushtaku theksoi se Kurti nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i UÇK-së, duke treguar një moment të veçantë kur i ishte ofruar mundësia që të bashkohej me ta, por kishte refuzuar.
“Kurrë, kurrë s’ka qenë. Unë e mbaj mend kur ka ardhë një herë në Likovc dhe i kemi thanë hajde, uniformën e ki kurdush, pushkën e ki hajde udhëro. Ai nuk ka pranu me qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ai ka qenë me Adem Demaçin dhe mbaj mend që ai nuk ka pranu me kanë pjesëtar i UÇK-së”, tha Lushtaku.