Don Xhoni uron babain për ditëlindje: “Do Zoti edhe 100 me ne, të dua”

Reperi i njohur Don Xhoni ka emocionuar ndjekësit me një urim të ndjerë për ditëlindjen e babait të tij.
Në një postim në Instagram Story, ai ka publikuar një foto pranë babait dhe një mesazh të shkurtër, por plot dashuri: “Urime ditëlindjen BABA jonë, do Zoti edhe 100 me ne. Të dua. Kiss e ki”.
Fotoja, ku Don Xhoni shfaqet krah babait dhe një personi tjetër të afërt, reflekton lidhjen e ngushtë familjare, shkruan “Kosovarja”.
Rep-artisti është mjaft i pranishëm në skenën muzikore dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar shumë hite.