Drenasi bëhet me noter të ri

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për emërimin e një noteri të ri në Komunën e Drenasit. Në bazë të vendimit nr. 265/2025, Alban (Sami) Janova është emëruar në detyrën e noterit me juridiksion territorial në këtë komunë, shkruan portali DrenicaOnline.

Ky vendim është marrë në përputhje me ligjin për Noterinë dhe atë për Organizimin e Funksionimit të Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, si dhe pas rekomandimit të Komisionit për Zgjedhjen e Noterëve, i cili ka konstatuar se kandidati plotëson të gjitha kushtet ligjore.

Sipas vendimit, Janova obligohet që brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi të fillojë ushtrimin e detyrës, përndryshe do të konsiderohet se ka hequr dorë nga pozita.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë