Fshati Shtuticë bëhet me ujë të pijshëm

Pas më shumë se disa viteve përpjekje nga Komuna e Drenasit, zhvillimit edhe të procedurave gjyqësore, sot është përuruar ujësjellësi në fshatin Shtuticë, vendin që ka dhënë më së shumti nga vendbanimet e Drenasit, në luftën e fundit.

Ne përurimin e këtij projekti merrnin pjesë, kryetari i komunës, anëtarë të Kuvendit dhe banorë të fshatit Shtuticë.

Kryetari Lladrovci tha se përurimi i këtij projekti është më i rëndësishmi dhe ka shtuar se janë në vazhdën e punimeve edhe për vendbanime të tjera për t’i furnizuar me ujë të pijshëm.

“Është e nevojshme testimi i gypit primar për Polluzhë, Tërstenik dhe Lagjen Gjoka, që vazhdon për Baicë. Pastaj, të bëhet testimi i gypit primar në Gllanasellë dhe Godanc duke qenë se ujë matësit i kanë të instaluar para një kohe të gjatë. Vendosja e ujë matësve të bëhet për një pjesë të Komoranit 4 dhe Korroticë të Epërme. Te shikohen mundësitë e vendosjes së ujë matësve në Krajkovë derisa të sigurohen dy pompat e nevojshme”, tha kryetari Lladrovci gjatë përurimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë