Pas ndarjes së parakoshme nga jeta të vëllait të tij, Unikkatili ka thyer heshtjen për herë të parë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, shoqëruar me disa foto krah vëllait në etapa të ndryshme të jetës, ai teksa njofton për varrimin, ka ndarë dhimbjen dhe të fundit momente me të.
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, është shprehur ai mes tjerash.
Reagimi i Unikkatil duhet thënë se hap dimensione të reja mbi pikëpyetjet e vdekjes së Mentorit.
Përkundër se u raportua që ka vdekur befas në banesë ku siç kuptuan burime, u gjet nga shoku i ngushtë, ai ka pasur mundësi të çojë amanetin e fundit për të mos i treguar Unikkatilit nga frika e aksidentit.