Kryqi i Kuq i Kosovës me punëtori treditore me nxënësit e gjimnazit në Drenas – për paqen, kulturën e dialogut dhe kundër dhunës

Kryqi i Kuq i Kosovës këto ditë ka organizuar një punëtori treditore me nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, si pjesë e projektit “Promovimi i vlerave humane” (PVH).

Ky projekt tashmë në vitin e tij të dytë në Kosovë është zgjeruar dhe realizohet në 15 shkolla të mesme në 13 komuna, duke përfshirë Prishtinën, Drenasin, Fushë-Kosovën, Podujevën, Obiliqin, Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Gjilanin, Gjakovën, Prizrenin, Shtimen, Vushtrrinë dhe Malishevën.

Qëllimi i projektit është përfshirja e të rinjve nga përkatësi të ndryshme etnike në projekte të përbashkëta që promovojnë mirëkuptimin, tolerancën, paqen, kulturën e dialogut dhe jo dhunën.

– Përfitimet për të rinjtë:

– Mundësi për të punuar në grupe dhe përmirësim i aftësive komunikuese.

-Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve shoqërore.

– Frymëzim për ndryshime personale dhe angazhim në aktivitete të dobishme.

– Certifikime dhe letra rekomanduese për angazhimet e tyre.

Sot, në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, u zhvillua punëtoria e tretë e projektit “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH).

“Ky projekt organizohet dhe realizohet nga Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Drenas, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Drenas.Nxënësit e Gjimnazit në Drenas, tashmë të angazhuar në ditën e tretë të këtij projekti, u informuan dhe thelluan njohuritë e tyre mbi rëndësinë e tij, me qëllim që ta zbatojnë me sukses deri në përmbylljen e tij në të ardhmen. Nxënësve dhe mësimdhënësve iu urojmë suksese në realizimin e projekteve që mbështeten në humanizëm dhe promovimin e vlerave njerëzore në shoqërinë tonë”.

“Punëtoritë u udhëhoqën nga psikologjia e shkollës, znj.Ganimete Shala Gjokaj, dhe profesori Nuhi Nika, si dhe përfaqesues nga Kryqi i Kuq i Kosovës dega në Drenas, të cilët udhëzuan nxënësit në këtë rrugëtim të rëndësishëm drejt promovimit të vlerave humane”, thuhet në njoftim.

Kryqi i Kuq i Kosovës ka falendëruar mësimdhënësit vullnetarë për prezencën dhe kontributin e tyre të vlefshëm në realizimin e këtij projekti.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë