Detaje për plagosjen në Klinë, kush janë dy grupet që u përfshinë në sherr

Gjatë mbrëmjes së sotmë një incident ka ndodhur në qendër të Klinës.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar se ka të bëjë me një konflikt mes disa persona, saktësisht mes dy grupeve.
Të njëjtat burime pohojnë se personat e përfshirë janë nga fshati Jashanicë i Klinës, të cilët i përkasin familjeve Bullaku dhe Hoti.
Si pasojë e kësaj përleshje, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur ndërsa njëri është në gjendje të rëndë ku edhe është dërguar në QKUK për shkak të plagëve të rënda.
IndeksOnline ka kontakuar edhe me Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por deri në publikim të lajmit nuk ka marë përgjigje.
Më poshtë mund të shihni pamje, teksa zyrtarë policorë kanë dalur në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/