Përfundon numërimi i votave në Skenderaj, ky është rezultati për secilin kandidat të PDK-së

Numërimi i votave për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në komunën e Skenderajt ka përfunduar.

DrenicaOnline ka siguruar listën përfundimtare të votave të fituara nga secili kandidat në këtë komunë.

Sipas rezultateve të siguruara, kandidati i PDK-së për kryeministër ka dalë bindshëm i pari me mbi 15 mijë vota.

Pas tij radhitet Sala Jashari me 9 mijë vota, ndërsa Memli Krasniqi ka siguruar afër 9 mijë vota. Jakup Nura gjithashtu ka shënuar një rezultat të lartë, duke mbetur vetëm 4 vota larg kryetarit të partizë.

Këto rezultate konfirmojnë mbështetjen e madhe që PDK gëzon në Skenderaj dhe përforcojnë pozitën e kandidatëve të saj në skenën politike vendore.



Për më shumë informacione dhe analiza mbi rezultatet zgjedhore, qëndroni me DrenicaOnline.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë