Dalin rezultate të reja të kandidatëve të PDK’së, Bedri Hamza ka siguruar mbi 141 mijë  vota – lista

Përditësimi i fundit i numërimit të votave të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tregon për deputetët më të votuar nga kjo parti.

Ballkani.info ka siguruar listën e përditësuar dhe aty shihet se Bedri Hamza është kandidati më i votuar me 141,400 vota.

Pas tij renditet Memli Krasniqi me 80,415 vota, ndërsa Uran Ismajli ka siguruar 34,152 vota.

Vlora Çitaku ka marrë 32,193 vota, dhe Sala Jashari ka arritur 30,703 vota.

Garë e fortë për një vend në parlament është mes Bekim Haxhiut, Abelard Tahirit dhe Rashit Qalajt.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë