Adnan Thaqi ndër më të votuarit e PDK-së, trendi i votave sugjeron se ai mund të arrijë mbi 5,000 vota vetëm në Drenas
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/02/476950013_9608790065818052_5992770024780632626_n-750x430.jpg)
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adnan Thaqi, po rezulton një nga emrat më të votuar në Komunën e Drenasit. Aktualisht, ai renditet i pesti nga 11 kandidatët e kësaj komune që janë në garë për Kuvendin e Kosovës.
Thaqi, një emër i ri në skenën politike, ka arritur të sigurojë deri tani 1,365 vota, duke treguar një mbështetje të madhe nga qytetarët. Deri më tani, janë numëruar rreth 5,000 vota nga 19,000 që PDK ka marrë në këtë komunë, ndërsa trendi i votave sugjeron se Thaqi mund të arrijë mbi 5,000 vota vetëm në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Ky rezultat është një sukses i jashtëzakonshëm për një kandidat që garon për herë të parë, duke dëshmuar se mbështetja për të është e fuqishme dhe se ai po fiton besimin e elektoratit.
Me këtë ritëm, Adnan Thaqi pritet të jetë një prej emrave më të rëndësishëm të PDK-së nga Drenasi në zgjedhjet e sivjetme./DrenicaOnline/