Berat Buzhala për rezultatin e PDK-së në Drenicë: “Drenica ❤️”
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2025/01/Berat-Buzhala-750x430.jpg)
Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke komentuar mbështetjen e fuqishme që Drenica i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“O nuk nxinesh qe e ki Kosoven ne dore, kur Drenica te refuzon. A mundohen me lujte me emocione, a me Familje, ama Ncuk. Drenica i njeh si paren e kuqe”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.
Ky reagim vjen pasi PDK ka shënuar fitore të thellë në Drenicë, duke konfirmuar besnikërinë e kësaj zone ndaj partisë që historikisht ka pasur mbështetje të fuqishme në këtë rajon.
Buzhala e ka mbyllur mesazhin e tij me “I ❤️ Drenica”, duke nënvizuar rëndësinë e këtij bastioni për PDK-në.