Floriana Rugova: Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meritojnë më shumë

Kandidati për deputet nga PDK, Floriana Rugova, ka theksuar se dalëzotësit e vendit, si dhe të gjithë ata që kontribuan për çlirimin e Kosovës, meritojnë një trajtim më të mirë dhe më dinjitoz.

Ajo ka përmendur rëndësinë e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve, të cilët, sipas saj, kanë luajtur një rol vendimtar në lirinë e Kosovës.

Rugova theksoi se në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza, këta individë do të kenë trajtimin dhe respektin që ata e meritojnë, për shkak të sakrificës dhe kontributit të pakrahasueshëm që kanë dhënë për atdheun.

#PDK131
#FlorianaRugova81

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë