88-shi i PDK-së, Patriot Krasniqi: Gastronomia, një mundësi e madhe për zhvillimin e Kosovës
Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Gastronomëve të Prizrenit, Ilir Shala, ku diskutuan për sfidat e sektorit të gastronomisë.
Krasniqi theksoi se ky sektor nuk mund të mbetet më një barrë, por duhet të shndërrohet në një markë vendore që kontribuon në punësim, turizëm dhe ruajtjen e traditës. Ai përmendi mundësitë që ky sektor ofron për zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisë, duke e konsideruar si një mundësi për rritjen e mirëqenies në Kosovë.
“Gastronomia mund të jetë një shtyllë e fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, duke kontribuar në rritjen e turizmit dhe promovimin e kulturës sonë. Kosova mund të bëhet më mirë dhe gastronomia mund të jetë një nga motorët kryesorë të këtij ndryshimi,” tha Krasniqi.