Lulzim Nika takon Dr. Salihun dhe Mehedinin – Bashkë për një shëndetësi më të fortë në Kosovë!
Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika, e nisi mëngjesin me një kafe dhe diskutim me miq të mirë – Dr. Salihun dhe Mehedinin, dy emra të njohur për humanizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve të Drenasit.
Nika shprehu mirënjohjen për mbështetjen e tyre dhe theksoi se shëndetësia ka nevojë për një zë të fortë në Kuvend.
Ai premtoi se do të jetë përfaqësuesi i qytetarëve në betejën për një sistem më të mirë shëndetësor dhe një Kosovë më të zhvilluar.
“Vetëm të bashkuar do ta nderojmë të kaluarën dhe do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë”, – u shpreh ai.
#BedriHamza1
#LulzimNika96