Valon Grabovci: “Për PDK-në sallat janë të vogla, Bedri Hamza është kryeministri në ardhje!”

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, i cili mban numrin 55 në listën zgjedhore, ka shprehur besimin e tij në fitoren e kësaj partie dhe në kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës sallat janë të vogla, Bedri Hamza është kryeministri në ardhje!” – ka deklaruar Grabovci, duke shpërndarë mesazhin e mobilizimit për përkrahësit e PDK-së.

Ky qëndrim vjen në një moment kur fushata zgjedhore po intensifikohet dhe PDK po synon të rikthehet fuqishëm në pushtet. Me sloganin #PDK131 #BedriHamza1 #ValonGrabovci55, ai po bën thirrje për mbështetje të gjerë nga elektorati.

PDK, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, po prezanton programin e saj politik me fokus në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë