Betim Gjoshi takime në Nekoc, Gllanasellë dhe Risinoc: “Të bashkuar për një Kosovë më të mirë”
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Nekocit, Gllanasellës dhe Risinocit, ku është pritur nga një numër i madh i mbështetësve.
Ai ka shpalosur platformën e PDK-së dhe ka falënderuar organizatorët e këtyre takimeve, Agim Kastrati, Betim Nika dhe Hamit Kastrati, për angazhimin e tyre.
“Të gjithë të bashkuar për ta bërë Kosovën më të mirë. Mirënjohës për përkrahjen e madhe që po marrim nga qytetarët në çdo cep të vendit”, ka thënë Gjoshi.
Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, në ora 16:30, për një tubim të madh zgjedhor, ku do të ritheksohet zotimi për një Kosovë më të zhvilluar.
“Betimi për fitore vazhdon,” ka shkruar ai, duke përmendur edhe liderët kryesorë të PDK-së, Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi.