Mërgim Lushtaku në Klinë të Mesme: Bashkë për një Kosovë 100% më mirë!
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, i cili po kandidon për një mandat tjetër, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Klinës së Mesme. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe mbështetjen e palëkundur që ka marrë nga qytetarët e kësaj zone, transmeton portali DrenicaOnline.
“Si gjithmonë, Klina e Mesme dëshmon shpirtin e saj mikpritës dhe besimin e palëkundur! Mbështetja juaj e sinqertë sot është jo vetëm një frymëzim, por edhe një forcë e madhe për të ecur përpara me vendosmëri dhe energji të reja”, ka deklaruar Lushtaku.
Ai theksoi rëndësinë e unitetit dhe përkushtimit për të realizuar vizionin e PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar.
“Me këtë frymë bashkimi dhe përkushtimi të përbashkët, do ta realizojmë vizionin tonë për një Kosovë 100% #MaMirë!”
Lushtaku u shpreh i bindur se me ekipin e udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, PDK-ja do ta çojë vendin drejt progresit dhe zhvillimit që qytetarët meritojnë.
✅ #PDK131
✅ #BedriHamza1
✅ #MergimLushtaku100