Memli Krasniqi e Bedri Hamza e takojnë Driton Ajazin: Uniteti ynë, fuqia për një Kosovë më të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me Driton Ajazin nga “Demokratët për Drenasin” dhe ekipin e tij, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për një Kosovë më të fortë dhe një të ardhme më të mirë.

“Uniteti ynë është fuqia jonë më e madhe për ta ngritur vendin së bashku si një forcë e vetme”, u shpreh Krasniqi, duke theksuar vizionin e përbashkët për zhvillimin e vendit.

Në këtë takim, u rikonfirmua mbështetja për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, si liderin që do ta udhëheqë Kosovën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të fuqishëm.

#PDK131
#BedriHamza1
#DemokratëtPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë